Ëndrra e mesfushorit, Kimish flet hapur: Më mungon, doja të bindja trajnerin që isha i denjë për Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 9:06

Ëndrra e mesfushorit, Kimish flet hapur: Më mungon, doja të bindja trajnerin që isha i denjë për Bajernin

Joshua Kimish fitoi me Bajernin e Mynihut titullin e pestë radhazi. Nga 2016-ta deri në 2019-ën, edhe tri herë dopietën. Tani mungon vetëm Champions-i për të kompletuar sukseset e tij. “Do të jetë i rëndësishëm fakti se si do të kthehemi nga pushimet. Duhet të kemi me vete po të njëjtën dëshirë dhe uri për të fituar”, tha Kimish për “Sport Bild”.kimich

Në krahasim me vitin e parë në Mynih kur fitoi dopietën, roli i tij në skuadër ka ndryshuar masivisht. Ai tani është një lider, flet hapur kur diçka nuk shkon. “Në vitin e parë ishte e rëndësishme që të shfrytëzoja shansin tim dhe të bindja trajnerin se jam i denjë për të luajtur me Bajernin”, tregon Kimish.

“Në fillim nuk ishte e lehtë, mendova me vete: o Zot, zor se do të luaj. Por më pas ndodhën disa dëmtime në skuadër dhe nisa të luaj më shumë minuta. Kështu, munda të shfrytëzoja shansin tim”. Tani ndryshe nga e kaluara, Kimish nuk luan si mbrojtës i djathtë, por si mesfushor qendre. “Trajneri Hansi Flik më tha qartë se kërkonte që të luaj në mesfushë”. Dhe Flik nuk gaboi, duke e kthyer Kimishin si numrin 6 më të mirë në Bundesligë. Kimish është simbol i Bajernit për mënyrën se si luan dhe për temperamentin.

Gjithmonë i motivuar dhe kurrë i kënaqur kur humbet. Por shpeshherë krenaria e tij e ka penguar djaloshin. “Kur isha më i vogël, kisha një problem në këmbë, doktori më kishte thënë që të rrija pushim, por unë nuk e dëgjoja dhe vazhdoja të shëtisja. Doja të luaja futboll me shokët. Më pas shkova te Lajpcig. Aty jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Drejtuesit aty nuk lejuan të rrezikoja dhe kështu u detyrova të pushoj derisa këmba m’u shërua. Ndonjëherë është mirë që të jesh me këmbë në tokë.Kimish

CHAMPIONS-i – Bajerni ka mundësinë më të mirë për t’u shpallur kampion Europe. Forma e mirë e treguar në kampionat dhe në Kupën e Gjermanisë ka bërë që gjermanët të jenë një nga skuadrat favorite për të triumfuar në fund. Por nuk është vetëm kjo, ecuria e bavarezëve në këtë sezon në Europë ka qenë fantastike. Teksa mbylli fazën e grupeve me pikë të plota, pa asnjë humbje, skuadra e Flik ka mundur në ndeshjen e parë Çelsin me rezultatin 3-0 në Londër, në fazën e 1/16-ave. “Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur një sezon të lavdishëm. E dimë që do të jetë e vështirë deri në fund, po kjo skuadër ka treguar se mund të përballet ndaj kujtdo”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"