Ëndrra e një “interisti” te Napoli, Hysaj: Dua të bëhem si Havier Zaneti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 15:45

Ëndrra e një “interisti” te Napoli, Hysaj: Dua të bëhem si Havier Zaneti

Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj ka dhënë ditën e sotme një intervistë të veçantë për “Radio Kiss Kiss Napoli”. Shkodrani që aktivizohet në radhët e Napolit ka folur në këtë intervistë për ecurinë pozitive që po kalon skuadra e tij gjatë këtij sezoni, si dhe për dëshirën e madhe për të fituar një titull kampion me Napolin. Hysaj vlerëson maksimalisht ish-kapitenin e Interit, Havier Zaneti për profesionalizmin dhe mënyrën se si ai luante. Për Hysajn, argjentinasi është modeli më i mirë për tu ndejkur.

hysaj1

“Skuadra jonë zbret gjithmonë në fushë për t’u argëtuar, e di që argëtojmë edhe tifozët tanë. Po rritemi shumë dhe me punë po përmirësohemi, por ka ende gjëra për të rregulluar. Roma? Mendojmë vetëm për ndeshjen tonë. Torino është një skuadër e madhe, do të kërkojnë shpagim pas barazimit në derbi me Juven. Ne do të jemi të përqendruar për të fituar. Mertens apo Beloti? Dris është më i forte. Modeli im është Havier Zaneti, për profesionalizmin e tij dhe për mënyrën se si luante. Shpreaoj të arrij në nivelin e tij. Lojtarët më të mirë? Ata që kemi ne.” – deklaroi shkodrani

hysaj

“Kemi bërë dy pikë më shumë sesa Juve në pjesën e dytë të kampionatit. Kjo është pika nga e cila duhet të fillojmë sezonin e ardhshëm. Jemi përmirësuar shumë dhe vitin e ardhshëm duhet ta nisim me këtë ndërgjegjësim. Kemi treguar se mund të vendosim në vështirësi këta skuadra dhe të arrijmë edhe të fitojmë. Është një pikënisje për t’u përmirësuar. Empoli është një qytet i vogël në të cilin rritesh e pastaj largohesh. Më pas erdha në një qytet dhe skuadër të madhe. Jam rritur shumë si futbollist dhe si njeri në ketë qytet. Ëndrra ime është të fitoj diçka në këtë qytet që e meriton. Shpresoj që herët a vonë të vijë kjo ditë. Nuk dua të bëj premtime por shihet qartë që jemi një grup i madh. Është e rëndësishme të qëndrojmë të gjithë këtu dhe të provojmë të fitojmë diçka vitin e ardhshëm. As nuk e imagjinoj çfarë feste do të bëhej nëse ndodh. Shpresoj që të fitoj këtu pasi është më bukur se çdo vend tjetër.” – ishin fjalët e Hysajt

hysaj real

Në ketë sezon, Hysaj është aktivizuar në 40 ndeshje titullar me skuadrën e Napolit, duke u kthyer në një lider te napolitanët. Mbrojtësi nuk ka pa arritur të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës gjatë këtij sezoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"