Endri Çekiçi: Kalimi te Kombëtarja nuk më takon vetëm mua, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 12:27

Endri Çekiçi: Kalimi te Kombëtarja nuk më takon vetëm mua, por…

Dy nga lojtarët e Shpresave, Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi, kanë folur ditën e sotme përpara mediave.

Endri Çekiçi tha ndër të tjera se nuk ka rëndësi nëse luan për ekipin A ose për Shpresat, por që të japë më të mirën në fushë.

 cekici

 “Është pak e rëndësishme të përfaqësosh kombëtaren A apo kombëtaren U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin tim. Trajneri i Dinamos së Zagrebit dha dorëheqjen javën e kaluar, ndaj mbetet të shohim trajnerin e ri.

Kalimi te kombëtarja A është diçka që nuk më takon vetëm mua, por edhe më takon vetëm mua. Në momentin që do të bëj atë hapin që të gjithë presin, besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vij koha vetë. Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani, pasi do të ofrojë edhe më shumë, duke qenë akoma dhe më i mirë, duke tejkaluar veten.

Çdo lojtar që hyn ne fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rëndësishme është që lojtarët të jenë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"