“Ëndërrojmë fitoren edhe në Çeki”, Shaland ndjek derbin e shqiptarëve: Kosovës dhe Shqipërisë i duhet ende punë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 17:25

“Ëndërrojmë fitoren edhe në Çeki”, Shaland ndjek derbin e shqiptarëve: Kosovës dhe Shqipërisë i duhet ende punë me…

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ishte dje i pranishëm në “Elbasan Arena”, për të ndjekur takimin mes Shqipërisë U-21, dhe asja të Kosovës U-21, që u mbyll me fitoren e kuqezinjve në shifrat 2-1.

Shaland

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Shaland komentoi në tërësi takimin, por edhe faktin se të dyja federatat duhet të punojnë më shumë me moshat e reja, në mënyrë që të prodhojnë një lojë edhe më të mirë deri tek ekipet U-21.

Shaland gjithashtu foli edhe për Kosovën e madhe, ku u shpreh se ekipi i tij ka shanse që të kualifikohet për në Europian, edhe pse e di që në Çeki e pret një ndeshje tej mase e vështirë.

Cili është mendimi juaj për këtë ndeshje?

Jam pak i zhgënjyer. Ishte ndeshje me kualitet. Kosova kishte një rast të mirë, para se Shqipëria të shënonte golin e parë. Morëm një gol nga goditja e dënimit, por i dyti ishte shumë i lehtë të shënohej nga Shqipëria. Në fund, nuk mjaftoi për Kosovën. Urime(në shqip) Shqipëria.

Ishte një rezultat i drejtë?

Mendoj se të dyja ekipet kishin mundësi të fitonin. Goli i parë ishte shumë i rëndësishëm. Kosova pati një rast të shkëlqyer për të shënuar. Por, nëse nuk shënon në këto ndeshje të mbyllura, do e pësosh në fund.

Cila skuadër ju pëlqeu më shumë, sepse të dyja janë me shqiptarë?

Të dyja ekipet provuan të fitojnë, por mbanin më shumë topin. Patën edhe ndonjë moment tensioni në fushë, por nuk ka gjë. Disa lojtarë kanë nerva.

Mendoni se të dyja ekipet kanë talente për të ardhmen?

Te të dyja ekipet janë lojtarë të mirë. Por, si një skuadër, nuk mund të krahasojmë lojtarët. Duhet ende të punojmë. E njëjta gjë edhe te Shqipëria. Duhet të punojmë më shumë me U17, edhe me U19, dhe pastaj edhe U21 mund të jenë më të mirë. Për mua, organizimi në federatë ka me rëndësi që të punohet me të rinj.

Kosova e madhe, mendoni se mund të shkojë në grupe?

Është një sfidë e madhe për ne të fitojmë në Çeki, por është një ndeshje. Kemi fituar në Prishtinë, pse të mos e bëjmë edhe në Çeki? Jemi me këmbë në tokë, dhe e dimë çfarë na pret. Ata janë një skuadër e fortë, bëjnë presing. Nuk është e lehtë të gjesh hapësira. Do jetë një ndeshje e vështirë. Nuk kemi presion të keq mbi vete. Kurrë nuk kemi menduar se duhet me patjetër të arrijmë grupet e Europianit. Për ne, është një sfidë e madhe, një shans i madh të luajmë një ndeshje të tillë. Kemi mundësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"