“Ëndërroj titullin me Dortmundin”, flet Rojs: Ja cilin më kujton Halandi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 14:37

“Ëndërroj titullin me Dortmundin”, flet Rojs: Ja cilin më kujton Halandi

Kapiteni i Borusias së Dortmundit, Marko Rojs, është shprehur për “Sky Sport” se ëndërron të fitojë kampionatin me verdhezinjtë.erling-haaland-marco-reus-borussia-dortmund-bvb

Edhe pse skuadra e tij ndodhet në vendin e katërt në renditjen e Bundesligës, shanset për t’u shpallur kampion në fund janë reale. “Titulli është në syrin tim një sukses i veçantë. Tifozët në Dortmund kanë shumë vite pa fituar dhe mendoj që ka ardhur koha t’ua falim atyre këtë kënaqësi.

Është një ëndërr që shpresoj ta realizoj. Haland? Ka shumë potencial, më kujton Levandovskin kur ishte te Dortmundi”, tha Rojs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"