“Ëndërr të luaj në Botëror”, flet Bare: Trajnerit i kërkova që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 10:08

“Ëndërr të luaj në Botëror”, flet Bare: Trajnerit i kërkova që…

Keidi Bare pritet të jetë një nga liderat e Kombëtares shqiptare në mesfushë. Lojtari ka talent dhe ka marrë shumë besim nga Reja dhe në ndeshjet të cilat, ka zhvilluar e ka shpërblyer me paraqitjet e mia.

keidi bare

Pas sfidave me Kombëtaren, tashmë Bare është kthyer në Spanjë për të vazhduar impenjimet me Malagën. Ai ka dhënë një intervistë për mikrofonët e “COPE Málaga Sports”, teksa ka folur për Kombëtaren dhe ekipin spanjoll ku po aktivizohet.

Kombëtarja? “Jam përsëri në Malaga pasi kam luajtur me kombëtaren. Do të ishte një ëndërr të luaj një Kupë Botërore, por momentalisht sfidë është Malaga, për ta larguar nga kjo situatë. Të luash me Shqipërinë dhe të ndalosh të luash me Malagën është një situatë e vështirë.  Mundohem të flas me trajnerin për të vonuar grumbullimin, por datat e vendosura nga FIFA janë ndërlikuara”.

Malaga? “Ne të gjithë jemi të bashkuar. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë Elçen. Ne nuk duhet të shikojmë pas. Jam i sigurt se do largohemi nga kjo gjendje. Ndërkohë krijojmë shanse, por ne kemi nevojë për gola. Shpresoj që topi të hyjë të dielën sepse është e vërtetë që nuk do të hyjë në portë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"