Ende pa shënuar, por Ronaldo thyen rekorde fanellash për 60 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 15:27

Ende pa shënuar, por Ronaldo thyen rekorde fanellash për 60 ditë

Tifozët juventinë presin që ndeshjen e nesërme ndaj Sasuolos të shënojë idhulli i tyre i ri, Kristiano Ronaldo. Në 3 javët e para të kampionatit portugezi nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

dibala ronaldo

“Tuttosport” ka bërë të ditur se në Torino janë afeksionuar aq shumë me Ronaldon, sa brenda 60 ditëtëve dyqanet zyrtare dhe ato online kanë shitur fanella sa të gjithë vitin e kaluar së bashku. Ky është një rekord absolut. Madje prodhuesit nuk po përballojnë dot kërkesën e madhe që ka për të patur mbi shpinë ngjyrat bardhezi, por numri që kryeson është padyshim 7-ta. Përveç Italisë, vendi që ka habitur më shumë me shitjen e fanellave të portugezit është Austria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"