Ende pa klub, Isko i vetëofrohet sërish Romës
Ish-mesfushori i Real Madridit, Isko, i është ofruar skuadrës së Romës, përsëri pasi e bëri diçka të tillë edhe javën e kaluar. Aktualisht ai është lojtar pa kontratë dhe mund t’i bashkohet çdo klubi në rast se arrin marrëveshje.
Ai do të ishte zëvendësimi për Nikolo Zaniolon, nëse ky i fundit arrin të gjejë marrëveshjen që të transferohet te skuadra e Gallatsarait brenda ditës së nesërme. Spanjolli 30-vjeçar është pa klub prej muajit dhjetor kur e prishi me konsesus kontratën që e lidhte me Sevijan, së cilës i ishte bashkuar në verën e kaluar.
Kujtojmë se Isko në ditët e fundit ka qenë pranë transferimit tek Union Berlini në Gjermani, por kjo lëvizje nuk u realizua në ditën e fundit të merkatos.
PANORAMASPORT.AL
