“Ende nuk kemi marrë ofertën e duhur”, Solskjaer konfirmon bisedimet me klubin e Serisë A për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 13:44

“Ende nuk kemi marrë ofertën e duhur”, Solskjaer konfirmon bisedimet me klubin e Serisë A për mbrojtësin

Roma vazhdon të insistojë për Kris Smolling, por Mançester Junajtid kërkon 19.5 milionë euro pë të mbyllur marrëveshjen. Paolo Fonseka dëshiron rikthimin e mbrojtësit anglez, pasi në huazim shkëlqeu.

smolling

Mançester Junajtid kërkon 19.5 milionë euro për Smolling, dhe trajneri Solskjaer konfirmoi se ende nuk kanë marrë ofertën e duhur për mbrojtësin. “Nuk është në dorën time. Nuk jam unë që negocioj me klubet.

Por ne ende nuk kemi marrë ofertën e duhur”, tha trajneri i “Djajve të Kuq”. Smolling luajti 37 ndeshje me Romën gjatë huazimit, dhe shënoi tre gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"