“Ende nuk kam vendosur ta mbyll apo jo”, Pollozhani: Nëse më vjen ftesë nga Daja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 14:53

“Ende nuk kam vendosur ta mbyll apo jo”, Pollozhani: Nëse më vjen ftesë nga Daja…

Artim Pollozhani, mbrojtësi i Skënderbeut, nuk ka vendosur ende nëse do të mbyllë karrierën në fund të këtij sezoni, apo do të vazhdojë futbollin e luajtur.

Pollozhani-Shkurtaj

37-vjeçari ka dhënë një prononcim për “Rtsh Sport”, teksa ka folur për karrierën e tij dhe mundësinë për të qenë ndihmësi i trajnerit Ilir Daja.

“Ende nuk e kemi vendosur nëse do e mbyll apo jo. Do vazhdoj gjashtë muajt e parë dhe gjatë rrugës do të vendosim me profesorin. Fizikisht ndihem mirë, por jam i lodhur. Jam mirë, por jo në maksimumin tim. I druhem dëmtimeve prej moshës”, shprehet Pollozhani.

artim pollozhani skenderbeu

Më tej ai shton: “Për momentin nuk ka ndryshime, pasi i gjithë grupi është në dispozicion. Presim Jashanicën, pasi është pikë e fortë. Klubi dhe profesori bëjnë gjithçka që të sjellin lojtarë cilësorë. Unë kam konsideratë të lartë për profesorin dhe nëse më vjen një ftesë që të jem zëvendësi i tij do e pranoja”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"