EMRI/ Tentoi të vrasë presidentin e klubit shqiptar, ja kush është “koka” e bandës së gjobëvënies

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2019 | 21:41

EMRI/ Tentoi të vrasë presidentin e klubit shqiptar, ja kush është “koka” e bandës së gjobëvënies

Të tjera detaje janë dalin në dritë pas arrestimit të dy personave në Tiranë të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në disa gjobëvënie në Tiranë

meziu

(Fehmi Mëziu)

Sipas “BalkanWeb” koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar si shtetasi Edmond Gecaj rreth 30 vjeç.

policia1

Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë.

Ngjarja në mars të 2016:

Ngjarja e rëndë u parandalua nga patrullat e policisë së Komisariatit numër 1. Policia ka arrestuar shtetasin Edmond Gecaj 27-vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin tjetër me inicialet S.M pasi këta dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Femi Mëziu 44- vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e së enjtes në rrugën ‘Hoxha Tahsim’.

Policia ka mundur të neutralizojë njërin prej autorëve dhe ka sekuestruar thikën. Shkak i konflikt mes palëve ka qenë një shumë e madhe borxhi të cilën Mëziu u kishte marrë personave. Burimet në atë kohe pranë Policisë Tiranë pohuan për “BalkanËeb’ se Mëziu ka pranuar se u ka marrë personave 20 mijë euro, ndërsa Gecaj pretendon se borxhi kishte vlerën e 50 mijë eurove.

Në polici Mziu ka thënë se këto para do të përdoreshin si investim në klubin e futbollit që ai drejton. Për shkak të dëshmive kontradiktore policia dyshon se këto para janë përdorur për aktivitete të paligjshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"