Postuar: Maj 23, 2023 | 14:31
Emri i tij lakohej në Superiore, trajneri shqiptar drejt Shkëndijës së Tetovës
Ardian Nuhiu mund të jetë trajneri i Shkëndijës së Tetovës për sezonin e ardhshëm. Trajneri shkupjan është një nga trajnerët më të suksesshëm, pasi në Kosovë ka fituar gjithçka me Dritën, teksa emri i tij shpesh herë është lakuar edhe në Shqipëri.
Nuhiu u largua nga Drita pas afro 4 sezonesh, duke luajtur edhe në Kupat e Europës dhe që nga koha që u largua nga Drita, ai ka qëndruar pushim dhe si duket, tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer në detyrë.
Shkëndija e Tetovës nuk arriti të fitonte titullin këtë sezon dhe kjo bëri që Qatip Osmani të jepte dorëheqjen nga drejtimi i kuqezinjve. Ditët në vijim, pritet që të ketë më shumë zhvillime për marrëveshjen mes dy palëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"