Emri i Moçkës në skenë, ende asgjë konkrete nga Tirana

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 10, 2018 | 10:30

Emri i Moçkës në skenë, ende asgjë konkrete nga Tirana

Tirana nuk e ka mbyllur ende merkaton. Edhe pse flitet për afrime, ende nuk ka asgjë konkrete. Klubi është treguar hermetik për sa u përket afrimeve. Kështu, pritet një portier dhe meqë i lirë është Shpëtim Moçka, emri i tij ka dalë në skenë te Tirana.

Mocka

Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë konkrete në planin e merkatos. Në ditët në vazhdim do të shihet se cili do të jetë portieri, që do të afrohet te bardheblutë si gardian i dytë. Po kështu, mund të afrohen edhe lojtarë të tjerë. Merkatoja nuk quhet e mbyllur derisa nuk mbyllet zyrtarisht nga FSHF-ja. Nga ana e Tiranës, mund të ketë afrime të tjera të mëdha, ashtu siç zakonisht kanë bërë bardheblutë edhe sezonet e shkuara. Sa për kujtesë, vjet ishte Majkëll Ngoja që u afrua sekondat e fundit të merkatos.






www.minuta90.com