Emre Xhan pranë largimit nga Juventusi, mesfushori kërkohet nga Bajerni. “Zonja” do ta shkëmbejë me spanjollin e bavarezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 10:28

Emre Xhan pranë largimit nga Juventusi, mesfushori kërkohet nga Bajerni. “Zonja” do ta shkëmbejë me spanjollin e bavarezëve

Emre Xhan është gjithmonë e më pranë largimit nga Juventusi. Mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit dhe me mundësinë e parë të mirë, ai do të shitet që në merkaton e janarit.

EMRE CAN

Siç raporton “Tuttosport”, së fundmi Bajerni ka shfaqur interes për lojtarin e Juves, i cili është i pakënaqur te “Zonja”.

Nga ana tjetër Juventusi, ka idenë që të tentojë mesfushorin spanjoll të bavareëze Tiago Alkantarën, i cili është edhe ai në dalje nga kampionët e Gjermanisë.

Alkantara

Çdo gjë është në kuadrin e ideve dhe nuk ka asnjë lëvizje zyrtare nga skuadrat deri më tani, që po japin shenja se nuk do të qëndrojnë duarkryq në merkaton e janarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"