Emre Çan do kohë të rikuperohet, Juventusi kërkon të rikthejë Vidalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 20:26

Emre Çan do kohë të rikuperohet, Juventusi kërkon të rikthejë Vidalin

Juventusi është duke vuajtur mungesën e lojtarit të Kombëtares gjermane Emre Çan. Lojtari që u ble nga skuadra e Liverpulit u desh të kryente një operacion në gjëndrën tiroide për të hequr një nodul malinj në tiroide. Tashmë edhe skuadra e Juventusit është duke menduar për zëvendësuesin e tij duke ditur që lojtar do të kërkojë kohë për tu rikuperuar.

960

Teksa Alegri ka provuar Bentakur duket se ai nuk i ka të njëjta cilësitë me mesfushorin gjerman. Dhe sipas asaj që bën me dije “sportmediaset” në skenë është rikthyer emrin i Arturo Vidal i cili duket se është i pakënaqur te skuadra e Barcelonës. Lojtari kilian nga luajtur shumë pak për katalanasit si dhe ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin Valverde, kështu që këto fakte flasin në favor të Juventusit.

vidal_4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"