EMRAT/ UEFA cakton arbitrat për Kukësin, Laçin dhe Teutën. U besohet të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2020 | 17:37

EMRAT/ UEFA cakton arbitrat për Kukësin, Laçin dhe Teutën. U besohet të rinjve

Janë përcaktuar gjyqtarët kryesorë të sfidave të raundit të parë të Ligës së Euripës për skuadrat e kampionatit shqiptar Kukësi, Teuta dhe Laçi.
1582818047_191884_1582818711_noticia_normal
Sfida e verilindorëve me Slavian e Sofies do të gjykohet nga arbitri turk Arda Kardeshler. 32-vjeçari ka pak përvojë në kompeticionet e futbollit europian, ndërsa ka gjykuar 135 ndeshje në futbollin turk.
632x314-arda-kardeslerin-bu-sezonki-performansi-1555592027233
Karakterizohet si gjyqtar që nxjerr lehtë kartonin e kuq (14 në karrierë dhe 15 kartona të verdhë). Ai do të mbështetet nga Kerem Ersoi, Çevdet Komurcuglu, Bahatin Simsek.
nikolas-neokleous1517821445

Ndeshja Teuta-Beitar Jeruzalem i është besuar 31-vjeçarit qipriot Nikolas Neklus. Ai ka gjykuar 13 ndeshje në kompeticionet e futbollit europian (kryesisht në aktivitetet e klubeve për të rinj). Ka vendosur drejtësinë në 67 takimet të futbollit në Qipro. Karakterizohet si gjyqtar që nuk e nxjerr lehtë kartonin (vetëm 5 të verdhë dhe dy të kuq). Neklus shoqërohet nga kolegët qipriotë Pavlos Jorgi, Omiros Zorzis dhe Krisovalantis Kreuli.
kika
Ndërsa Laçi do të arbitrohet nga 28-vjeçari gjeorgjian Goga Kikaçeshvili, i cili ka përvojë të shkurtër si arbitër. Ai do të ndihmohet nga bashkëkombasit David Gabisonia, David Akhleviani dhe Irakli Kvirikashvili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"