Emrat e tribunave në stadiumin e ri, reagon Ilir Demalia: Vuajmë akoma nga kultura komuniste, çfarë e lidh Qemal Stafën me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 22:58

Emrat e tribunave në stadiumin e ri, reagon Ilir Demalia: Vuajmë akoma nga kultura komuniste, çfarë e lidh Qemal Stafën me…

FSHF njoftoi ditën e sotme se veç emrit “Air Albania” që do të marrë stadiumi i ri i ndërtuar në kryeqytet, nga një emër do të marrin edhe katër tribunat e stadiumit.

arena kombetare18

Kështu, ajo qendrore do të mbajë emrin “Qemal Stafa”, ndërsa tre të tjerat “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”. Në lidhje me këtë vendim të FSHF, ka reaguar edhe analisti Ilir Demalia.

ilir demalia

Në një reagim në “Facebook”, Demalia shprehet se Shqipëria vuan akoma nga kultura komuniste, duke thënë se nuk e kupton çfarë e lidh Qemal Stafën, me emrat e tre futbollistëve legjendarë.

REAGIMI I DEMALIAS

Qemal Stafa dhe Skënder Halili

Tribunave të Stadiumit Albania Air i paskan vënë emrat si më poshtë:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Se çfarë e lidh Qemal Stafën me tre emrat e futbollistëve që kanë dhënë aq djersë dhe emocione në atë stadium, një Zot e di! Por Shqipëria vuan akoma kulturën komuniste si si nga hurdha si nga qepa, si nga të persekuruarit e komunizmit dhe persekutorët.

Po a nuk mund të kishte një vend në këtë stadium për Skender Halilin si e persekutuar vetëm pse nuk pranoj të lëshoj ekipin e tij të gjakut dhe zemrës Tironën, për të luajtur me Dinamon e Ministriseë seë Brëndëshme.

Talent i radhë fluturues në fushë dhe një qytetar model që i shkonin lotët kur shikonte ndeshjet e ekipt zemrës dhe nuk kish të drejtë të luante. Këtë të drejtë ja kishte hequr regjimi komunist dhe nuk e nderon këtë demo(n)kracia.

Nuk bëhet.

Foto Tirona e vitit

kampione e vitit 1965 me Skënder Halili i pesti nga e majta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"