EMRAT/ Arrestohet në Itali pronari shqiptar i klubit të futbollit, me të edhe 4 vëllezërit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 10:48

EMRAT/ Arrestohet në Itali pronari shqiptar i klubit të futbollit, me të edhe 4 vëllezërit

Policia italiane ka venë ne pranga 22 persona ne Brescia dhe Bergamo, ne kuader të një operacioni kundër një organizate kriminale.

 

sallaku

Mediat italiane bëjnë me dije se mes tyre kanë përfunduar në pranga 5 vëllezer shqiptarë, me mbiemer Sallaku, mes tyre edhe Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali.

Sipas mediave italiane që i referohen policise, në banesen e tij u gjetën 3 armë zjarri pa leje dhe municion.

Ne tetor ishte arrestuar një nga vellezerit, Saimir Sallaku i cilësuar si bosi i grupit të trafikut të heroinës.Nderkohë që së fundi janë arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe përfunduan në burg Gëzim, Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku.

E shkuara, arrestimi ne 2015

Nuk është hera e parë qe Gezim Sallaku ka hesape me drejtesine. Presidenti 43-vjeçar i Darfo Calcio në të kaluarën ishte ne hetim per mashtrime tatimore. Ai u arrestua ne prill te 2015 nga policia italiane me akuzat e pastrimit të parave dhe mashtrimit.

Mes të arrestuarve është edhe Gëzim Sallaku, president i ekipit të futbollit Darfo, pronar i disa restorante dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

 





www.minuta90.com