Emra të rinj nga porta në mesfushë, Interi piketon 3 afrime në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 9:55

Emra të rinj nga porta në mesfushë, Interi piketon 3 afrime në merkato

Qeveria kineze ka bllokuar fondet për futbollin, detyrimisht edhe “Suning” është përshtatur dhe ka limituar blerjet në merkato, që edhe këtë vit do të vetëfinancohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se drejtuesit nuk po diskutojnë për afrime. Madje ka disa emra të rinj në listë.

konte 1

EMËR I RI PËR PORTËN – Duke nisur nga porta, ku Samir Handanoviç tani ofron siguri por 37 vitet me raste nisin të ndihen dhe së shpejti do të nevojitet një zëvendësues.

FBL-GER-BUNDESLIGA-LEIPZIG-BAYERN-MUNICH

Kandidati i ri është Peter Gulaçi i Lajcigut. Për të bindur klubin gjerman do të ofroheshin 13 milionë euro e mbi të gjitha do t’i propozonte lojtarit një pagë të konsiderueshme për të fituar duelin me Borusian e Dortmundit. Mbetet për t’u kuptuar fillimisht nëse 30-vjeçari hungarez do të pëlqente Serinë A si destinacion.

MANÇINI PËR MBROJTJEN – Nga portieri te një mbrojtës. Xhanluka Mançini është gjithmonë e më tepër pikë referimi në mbrojtjen e Romës. Paulo Fonseka e konsideron një lider dhe në këto momente emergjenca në prapavijën verdhekuqe po detyron 24-vjeçarin të luajë me “orë ekstra”.

gianluca-mancini-roma-1591180697-40412

Dhe rendimenti i dy viteve të fundit e ka bërë që të vëzhgohet nga klube të elitës europiane: sipas “Corriere dello Sport”, përtej zikaltërve edhe Evertoni ka vendosur sytë mbi ish-qendërmbrojtësin e Atalantës, që për momentin ka një vlerë kartoni prej 25 milionë eurosh.

RASTI MATA – Për mesfushën pëlqehet, mes të tjerëve, edhe Huan Mata, pranë skadencës së kontratës me Mançester Junajtidin. Siç ka kujtuar tabloidi britanik “The Sun”, anglezët kanë në dorë opsionin për t’i zgjatur automatikisht kontratën 32-vjeçarit spanjoll për një tjetër sezon dhe vetë trajneri Ole Gunar Solskjaer e konsideron një element të rëndësishëm.

Juan-Mata

Megjithatë ish-lojtari i Çelsit dëshiron të luajë me më shumë vazhdimësi në vitet e fundit të karrierës. Përtej Interit, për momentin më të interesuarit, në gjurmët e Matës janë Juventusi dhe Roma, përveç hipotezës së një transferimi në Lindje.

INTER 3 LOJTARE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"