Empoli merr kryesimin me Veselin titullar, Benevento e Gjimshitit dhe Memushajt… katastrofë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 23:02

Empoli merr kryesimin me Veselin titullar, Benevento e Gjimshitit dhe Memushajt… katastrofë

Pas rënies nga Seria A, sezonin e shkuar, skuadra italiane e Empolit ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Frederik Veseli duket se ka vënë ment dhe është shndërruar në një nga pretendonte kryesore për tu ringjitur në elitë. Blutë e drejtuar nga trajneri Vivarini kanë fituar në transfertë ndaj Entellës me rezultatin 2-3 duke marrë kryesimin me 17 pikë në 9 ndeshje.

veseli

Si në të gjitha sfidat e tjera, edhe në atë të sotmen, Veseli ishte titullar nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Vazhdojnë rezultatet katasrofike për Beneventon e Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushajt, e cila u mund në sfidën e sotme me rezultatin 1-0 nga Verona.

Memushaj

Skuadra e shqiptarëve nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë, në 8 javë kampionat duke zhgënjyer totalisht. Si Memushaj ashtu edhe Gjishmiti ishin titullarë në këtë takim, duke u aktivizuar për 90 minuta, por pa arritur ta ndihmojnë skuadrën që të shmangte humbjen e tetë.

 

Gjimshiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"