Empoli kërkon të shtojë koloninë e shqiptarëve, hedh sytë nga sulmuesi i Shqipërisë U19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 23:53

Empoli kërkon të shtojë koloninë e shqiptarëve, hedh sytë nga sulmuesi i Shqipërisë U19

Klubi i Empolit është kthyer në këtë edicion në strehën e futbollistëve shqiptarë duke patur 4 të tillë që janë pjesë e ekipit të parë. Nedim Bajrami, Ardian Ismajli, Kristjan Asllani dhe Samir Ujkani janë të gjithë pjesë e kësaj skuadre.

stiven shpendi

Por drejtuesit e klubit duket se duan të shtojnë radhët e tyre me futbollistë të tjerë cilësorë shqiptarë dhe sipas mediave italiane, kanë piketuar sulmuesin e përfaqësueses U19 të Shqipërisë.

Stiven Shpendi, i cili luajti me kuqezinjtë në eliminatoret e fundit të Europianit në muajin e kaluar, po bën mjaft mirë me skuadrën e të rinjve të Çezenës dhe ka shënuar 12 gola në 7 ndeshje të luajtura në këtë edicion. Bashkë me vëllain binjak, Kristian, ai formon dyshen e sulmit të Çezenës dhe janë të shumtë klubet që po e ndjekin me interes.

Empoli me sa duket ka hyrë në garë dhe sipas “Tuttoc.com”, por monitoron në mënyrë të vëmendshme evoluimin e lojtarit shqiptar, duke menduar që ta bëjë pjesë të tij nëse vazhdon të shënojë me një ritëm të tillë edhe në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"