Empoli kërkon “të blindojë” Veselin, gati kontrata e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 12:37

Empoli kërkon “të blindojë” Veselin, gati kontrata e re

25 vjeçari Frederik Veseli u përzgjodh nga Panuçi në të dyja ndeshjet e Ligës së Kombeve në formacion. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, klubi i tij Empoli ka gati rinovimin për të.

veseli

Ata duan ta kenë në ekip deri në vitin 2021. Vitin e shkuar futbollisti i kombëtares sonë luajti plot 30 ndeshje, prej të cilave 29 si titullar. Gjithsesi starti i Seria A nuk ka qenë siç pritej për Veselin. Ai ka luajtur vetëm 1 takim, edhe këtu i aktivizuar në minutat e fundit me Kaljarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"