Empoli gjen zëvendësuesin e Asllanit, mesfushori ballkanas pranë rikthimit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 20:22

Empoli gjen zëvendësuesin e Asllanit, mesfushori ballkanas pranë rikthimit në Serinë A

Largimi i Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si lojtari më i ri i Interit ka vënë në lëvizje Empolin për të gjetur zëvendësuesin e 20-vjeçarit.

7657567

Sipas raportimeve nga “La Nazione” i përzgjedhuri i Empolit duket të jetë mesfushori rumun, Razvan Marin, i cili në sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Kaljarit me të cilën u rrëzua nga kategoria.

26-vjeçari duket kështu pranë rikthimit në elitën e futbollit italian, me dy klubet që kanë arritur një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje përfundimtare për 8 milionë euro të kartonit të Marin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"