Emocionuese, shikoni si përlotet komentatori i “Supersport” në fundin e ndeshjes Lacio-Inter (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 9:32

Emocionuese, shikoni si përlotet komentatori i “Supersport” në fundin e ndeshjes Lacio-Inter (Video)

Lazio-Inter ishte një nga ato ndeshjet që i kishte munguar futbollit Italian. Spektakël, gola dhe sa shumë emocion. Një finale e vërtetë!

safe_image

Në fundin e ndeshjes, një nga komentatorët më të mirë në Shqipëri, Ylli Aga, i cili po komentonte live në “Supersport” sfidën e zhvilluar në “Olimpico”, ka shpërthyer në lot dhe nuk është përmbajtur dot emocionalisht.

Ylli Aga

Me zërin që po i dridhej dhe lotët që po i rridhnin nga sytë, Ylli Aga komenton festën e lojtarëve dhe tifozëve zikaltër, si dhe zemërimin e pamasë të lacialëve. Pas përfundimit të ndeshjes, momenti i përlotje së komentatatorit të “Supersport” është bërë publike nga Dritan Shakohoxha nëpërmjet një video të postuar në “InstaStory”.

Për më tepër ndiqni pamjet:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"