EMOCIONUESE/ Portierja e Vllaznisë luajti në finale shtatëzënë dhe në fund ngriti lart… trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 15:55

EMOCIONUESE/ Portierja e Vllaznisë luajti në finale shtatëzënë dhe në fund ngriti lart… trofeun

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë pasi mundi Apoloninë me rezultatin 4-0 dhe hyri në histori  pasi triumfoi për herë të shtatë radhazi Kupën në “Elbasan Arena”. Trofeun skuadrës shkodrane i’a dorëzoi presidenti i FSHF Aramando Duka dhe këngëtari Bujar Qamili.

vllaznia femrat

Edhe pse gjatë ndeshjes shiritin e kapitenes e ka mbajtur Megi Doçi në fund ekipi ka vendosur që kupën ta ngrejë lart portierja Ardiola Raxhimi. Arsyeja e këtij veprimi është zbuluar nga vetë portierja shkodrane në një prononcim për “Shkodra Sport”. “Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim.

Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"