“Tifozët e Vllaznisë do të mërziten pas ndeshjes”, Imami: Diferenca e rivalëve? Iku koha e “ustallarëve” të Skënderbeut, tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 14:29

“Tifozët e Vllaznisë do të mërziten pas ndeshjes”, Imami: Diferenca e rivalëve? Iku koha e “ustallarëve” të Skënderbeut, tani…

Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Vllaznisë, në orën 19:45 në stadiumin “Loro Boriçi” ka folur mbrojtësi i Dinamos, Eni Imami i cili tregon në konferencën për shtyp emocionet e rikthimit të tij në stadiumin ku luajti sezonin e kaluar me fanellën kuqeblu të Vllaznisë:

IMAMI

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Kam kaluar një vit shumë të mirë te Vllaznia, mezi po e pres këtë ndeshje. E pres këtë sfidë që në ndeshjen e Kupës, por ky duel ka një specifikë tjetër. Ndaj Vllaznisë do të jetë e vështirë sepse kanë një ekip shumë të mirë, por unë mendoj që ne jemi më lart.”

Kontakte me lojtarët e Vllaznisë – “Nuk kam pasur kontakte me asnjë lojtar të Vllaznisë, kam lënë shumë miq atje dhe kam kaluar shumë mirë. Uroj t’i mërzis pak.”

Kampionati – “Ka shumë pak diferenca sepse ka ikur koha e ‘ustallarëve’ të Skënderbeut që e përfundonin kampionatin që në dy fazat e para.

Zëvendësuesi i Sofranakut – “Lojtari që zëvendëson Sofranakun jam i bindur që do të shkojë perfekt.”

Tifozeria shkodrane – “Do të jetë një emocion, por përsëri do ta ndjej mbështetjen e tifozerisë shkodrane, edhe pse e di që në fund do të mërziten disi pasi nuk janë mësuar që të shohin ekipin e tyre me humbje në shtëpi.”

Rivalët – “Të bësh llogari për rivalët është pak herët.”, përfundoi Eni Imami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"