Emini shpëtimtar, Kukësi vuan ndaj Tërbunit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 13, 2016 | 15:03

Emini shpëtimtar, Kukësi vuan ndaj Tërbunit

eminiErdhi pa shumë bujë, por po rezulton një nga lojtarët që ka marrë për dore Kukësin në këtë pyesë të dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Izair Eminin, bomberin e ardhur në janar i cili edhe në sfidën e sotme ndaj Tërbunit, ka rezultuar vendimtar me golin e tij.

Tërbuni vazhdon të tregojë rezistencë dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Kukësi kishte shansin të shënonte që në minutën e tetë të takimit, por mesfushori Edon Hasani gaboi nga pika e bardhë. Fraksioni i parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë Kukësi e shtoi presionin dhe pas shumë rasteve u shpërblye në minutën e 72­-të, kur në zonë me kokë goditi bukur sulmuesi kryesor Izair Emini, i cili mposhti portierin  Haxho.

Me këtë fitore, Kukësi i largohet edhe më shumë Tiranës, që u mund në Shkodër, ndërkohë nga ana tjetër, Tërbuni edhe pse thuajse i rënë nga kategoria, po rrespekton garën dhe po iu hap punë të gjithë kundërshtarëve.

Kukësi ­ Tërbuni 1-­0
Goli: Emini 72’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi (Lima 54′), Shameti, Malota, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Flores, Dvornekoviç (Uilliams Resife 62′), Emini (Lladrovci 79′) Trajner: Klodian Duro
Tërbuni: Haxho, Çema, Danaj, Beci, Kaçaj, Karakaçi, Gavazaj, Dedin, Lala, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Laver Alla






www.minuta90.com