Emiljano Vila në dyshim, Kallaku pritet titullar. Mësoni formacionin e mundshëm të Teutës në sfidën me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 10:11

Emiljano Vila në dyshim, Kallaku pritet titullar. Mësoni formacionin e mundshëm të Teutës në sfidën me Egnatian

Teuta di si mposhtet Egnatia, pasi në nëntë përballjet që janë zhvilluar gjithsej ka marrë tetë fitore. Edhe pse statistikat flasin për durrsakët, gjithçka pritet të shihet nesër në fushë. Rrogozhinasit nuk janë të njëjtët, por dhe Teuta ka ndryshuar shumë pas rikthimit në stol të Edi Martinit. Skuadra duket se po gjen ekuilibrat, duke pasur atë agresivitetin që kemi parë edhe vjet.

teuta marku gol

PËRGATITJET – Në Durrës kanë vijuar përgatitjet intensive dhe dje ka zhvilluar seancën e radhës përpara sfidës me Egnatian, e cila do të luhet nesër në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

Trajneri Martini ka përgatitur me detaje këtë sfidë dhe seanca e fundit është përqendruar në pjesën teknike dhe taktike.

Sa i përket grupit, në këtë takim Teuta do të vuajë mungesën e Emiljano Vilës, i cili nuk luajti as në Kupë. Po ashtu edhe Hektor Idrizaj është përshëndetur me shokët e ekipit dhe ka udhëtuar drejt Korçës për t’iu bashkuar Skënderbeut.

Ndërkohë në dispozicion do të jetë edhe Sherif Kallaku, mesfushori i cili erdhi nga Tirana pak ditë më parë. Por jo vetëm pasi për bregdetarët ka ende rikthime.

Blerim Kotobelli ka lënë pas pezullimin në kampionat si pasojë e kartonit të kuq të marrë me Vllazninë.

Gjithashtu gati për Edi Martinin do të jetë edhe Ildi Gruda. Në fund të seancës, tekniku shkodran ka kërkuar përqendrim maksimal nga të tijtë në këtë takim.

teuta

Z. QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"