Emiliano Vila transferohet tek Inter Baku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2015 | 12:56

Emiliano Vila transferohet tek Inter Baku

VilaTransferimi te Korfuzi ka qenë një aventurë që nuk ka zgjatur shumë për Emiliano Vilën. Pas një sezoni me Partizanin, 27-vjeçari u transferua në kampionatin grek. Megjithatë, kjo aventurë duket se përfundoi pa nisur mirë.

Kjo, jo për shkak të tij, por të skuadrës greke. Korfuzi falimentoi dhe u përjashtua nga kampionati. Në këtë mënyrë, Vila u bë një lojtar i lirë në merkato.

Pas përfundimit të kësaj aventure, ai ka zgjedhur që të luajë në Azerbajxhan këtë sezon. Mesfushori është dashur që të transferohet në një tjetër kampionat, për shkak të falimentimit të Korfuzit. Kontrata e tij me skuadrën azere do të jetë 1+1. Vila i është bashkuar skuadrës që u përball me Laçin në Ligën e Europës. Futbollisti do t’i bashkohet Ansi Agollit në kampionatin azer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"