Emërimi i trajnerit të ri, ja efekti zinxhir i ndërrimit të stafeve te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 15:13

Emërimi i trajnerit të ri, ja efekti zinxhir i ndërrimit të stafeve te Partizani

Klubi Partizani pritet që t’u nënshtrohet ndryshimeve dhe në stafet drejtuese të skuadrave të tjera, jo vetëm të ekipit të parë. Kalimi i Genc Mahmutaj nga Partizani B tek ekipi i parë, si ndihmës i Skënder Gegës, mund të ndiqet nga një sistem zinxhir ndryshimesh.

dalipi

Nëse Mahmutaj e pranon përfundimisht vendin e zv.trajnerit tek ekipi i parë, flitet se drejtimin e Partizanit B në Kategorinë e Dytë do ta marrë dyshja Ylli Shehu – Marko Pelinxhi. Ndërsa, ish-trajneri Klevis Dalipi mund të marrë drejtimin e Partizani U-19.

Pra, duket që revolucioni i kësaj vere në kampin e kuq do të përfshijë të gjitha stafet, ku riorganizimi pritet të prekë edhe skuadrat e akademisë. Gjithsesi, këto janë thjesht zëra që përfliten në kampin e kuq, të cilat mund të zyrtarizohen në vijim. Sa i përket ish-trajnerit Klevis Dalipi, nuk ka dilema, pasi ai ka pranuar ofertën e drejtuesve të lartë të klubit që të mbetet pjesë e familjes Partizani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"