Emërimi i Cungut, te Kukësi priten largime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 16:46

Emërimi i Cungut, te Kukësi priten largime

Trajner i ri, ide të reja. Natyrshëm që Armando Cungu do të ketë preferenca të tjera për lojtarët që pret të ketë të gatshëm. Është e sigurt që 12 afrimet e verës, si Faton Maloku, Arlind Kalaja, Sebino Plaku, Vangjel Zguro, Edis Maliqi, Uilliam Kordeiro, Harrallamb Qaqi, Vesel Limaj, Dino Spehar, Haris Harba, Arbër Çyrbja dhe Roxher Rodrigez, nuk do të rezistojnë të gjithë.

kukesi

Megjithatë, për momentin Kukësi ka edhe tri ndeshje të sigurta në Europë, sepse edhe nëse eliminohet nga Valeta, do të luajë në turin e dytë të Europa Ligës. Gjasat janë që të paktën me 4-5 lojtarë të prishet marrëveshja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"