Emergjencë totale/ Kombëtaret masakrojnë Liverpulin, Klop pa 9 lojtarë ndaj Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 16:02

Emergjencë totale/ Kombëtaret masakrojnë Liverpulin, Klop pa 9 lojtarë ndaj Lestërit

Lajmet e këqija nga in fermieria e Liverpulit e kanë buletinin tashmë të përditshëm, me kampionët e Anglisë që humbasin lojtarë të rëndësishëm nga grumbullimet me kombëtaren. Pas dëmtimit të rëndë të Xho Gomezit në stërvitjen me Anglinë javën e shkuar, edhe kapiteni Xhordan Henderson i është shtuar listës së gjatë të lëndimeve të skuadrës së Klopit.

kLOP

Mesfushori u zëvendësua pas pjesës së parë kundër Belgjikës pas një shqetësimi muskulor dhe trajneri Garet Sauthgejt tha se ka dyshime për disponueshmërinë e tij në ndeshjen e kësaj të diele kundër Lestërit.

“Xhordan pati një kontraktim në pjesën e parë dhe ndjeu se nuk mund të vazhdonte më”, tha Sauthgejt pas humbjes kundër Belgjikës. Për duelin kundër “Dhelprave” është në dyshim edhe mbrojtësi Endrju Robertson, pas një dëmtimi me Skocinë. Ndërsa në listën e gjatë të të lënduarve janë edhe Virxhil Van Dajk, Trent-Aleksander Arnold, Fabinjo, Tiago Alkantara, Aleks-Okslejd Çembërlein dhe Mohamed Salah i cili është pozitiv me Koronavirus dhe e ka të sigurt mungesën ndaj kryesuesve të Premier Ligës.

Përpara se lojtarët të largoheshin në grumbullimet e kombëtareve javën e shkuar, trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, lëshoi alarmin së bashku me trajnerin e Mançester Sitit, Pep Guardiola, për ngarkesën fizike të futbollistëve në këtë kalendar të ngjeshur. Ata i bënë thirrje Premier Ligës që të rishikojë vendimin e numrit të zëvendësimeve, duke e shtuar atë në 5 nga 3 që është aktualisht.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"