Emër i ri për stolin e Milanit, Maldini kërkon t’i japë drejtimin e skuadrës atij që bëri historinë me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 12:14

Emër i ri për stolin e Milanit, Maldini kërkon t’i japë drejtimin e skuadrës atij që bëri historinë me kuqezinjtë

Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë në këtë sezon, teksa paraqitjet e treguara janë larg pritshmërive dhe kualifikimi për në Ligën e Kampionëve tashmë duket shumë i vështirë.milan

Vetëm pak kohë më parë drejtuesit kuqezi, shkarkuan nga posti i trajnerit Marko Xhampaolon, për shkak të rezultateve të dobëta dhe në vendin e tij emëruan Stefano Piolin. Ndonëse skuadra nën drejtimin e këtij të fundit ka bindur me lojë, përsëri rezultatet pozitive po mungojnë.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, tashmë Maldini po mendon që të emërojë në stolin e skuadrës, Karlo Ançelotin. Ky i fundit është shumë afër shkarkimit nga stoli i Napolit pas problemeve të shumta në kampin e të kaltërve.

AC Milan coach Carlo Ancelotti (L) descends from the plane together with his captain Paolo Maldini carrying the Champions League Cup, won 28 MAY in the final match against Juventus at the Old Trafford stadium in Manchester, as they arrive at Milan's Malpensa international airport 29 May 2003.  AFP PHOTO /Str  (Photo credit should read STR/AFP/Getty Images)

Pikërisht nga kjo kërkon të përfitojë drejtori teknik i kuqezinjve, i cili po mendon që në verë t’i besojë pikërisht drejtimin e skuadrës, Ançelotit. Për teknikun italian do të ishte një rikthim te “Djalli”, ku qëndroi nga 2001 deri në 2009, ku bëri historinë, duke fituar edhe 2 Liga të Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"