Elton Kale shfaq shërish probleme, ja situata te Tirana para Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 18:52


Elton Kale shfaq shërish probleme, ja situata te Tirana para Skënderbeut

Tirana ka vazhduar stërvitjen e radhës, ndërkohë që po përgatitet për sfidën me Skënderbeun. Grupi është i plotë, ndërsa Shehi me shumë mundësi sërish do të lërë jashtë formacionit Elton Kalenë.

elton kale

Braziliani ka pasur probleme me shpatullën këto kohë dhe nuk ka luajtur nga minuta e parë. Zakonisht Shehi e ka aktivizuar si zëvendësues për të mos rrezikuar shpatullën e brazilianit, i cili sezonin e shkuar ishte nga më të mirët, ndërsa këtë sezon u operua dhe nuk ka luajtur shumë takime në kampionat.

Gjithsesi, Kale është një nga lojtarët që ka dhënë shumë në fushën e lojës, sepse si në sfidën me Vllazninë dhe atë me Apoloninë arriti t’i jepte fitoren ekipit të Tiranës. Për statistikë bardheblutë në sfidën e fundit në Korçë kanë barazuar 1-1, ndërsa trajner asokohe ishte Nevil Dede.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/