Elseid Hysaj te Çelsi? Menaxheri i tij jep përgjigjen përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:35

Elseid Hysaj te Çelsi? Menaxheri i tij jep përgjigjen përfundimtare

Elseid Hysajt i skadon kontrata në 30 qershor dhe më pas të gjitha të drejtat për një lëvizje të mundshme i kalojnë vetë klubit napoletan. Ditët e fundit ishte përfolur për një transferim të tij në Londër ku kishte shfaqur interes të hapur ekipi i Celsit. Por a do të shkojë vërtet shkodrani te Çelsi?! Jo edhe nëse Sarri merr drejtimin e ekipit Anglez, Hysaj do të qëndroj nën urdhërat e Karlo Ancelotit.

Chelsea-eyeing-Napoli-defender-Elseid-Hysaj-750x430

“Është e mundur që Sarri të kërkojë disa futbollistë të Napolit nëse merr drejtimin e Çelsit. Hysaj? Do të qëndrojë te Napoli! Ajo e kalimit te Çelsi është një hipotezë që vështirë se mund të merret në konsideratë”, ishin fjalët e menaxherit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"