Elozhe të rralla nga Kasano: Spaleti ka fituar që tani, krijoi diçka speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 22:36

Elozhe të rralla nga Kasano: Spaleti ka fituar që tani, krijoi diçka speciale

Antonio Kasano rrallëherë ka elozhe, aq më pak për Luçiano Spaletin me të cilin ka pasur shpesh fërkime në distancë apo të cilin e ka kritikuar publikisht. Por ish-sulmuesi italian, sot ka folur shumë pozitivisht për teknikun e Napolit, skuadër e cila po kryeson futbollin në Itali.

sdfsdfsdfsdf

“Spaleti ka fituar që tani, i bëj komplimentet e mia. Ai ia doli që të krijonte një ekip dhe po vendos pikat mbi i për shumë lojtarë të grupit, më i rëndësishmi është Osimhen.

Spaleti mund ta mbyllë edhe në vendin e katërt këtë kampionat, por ai për mua ka fituar. Ka krijuar diçka speciale në një qytet që meriton shumë”, tha Kasano duke folur në atë që është bërë takimi i përjavshëm në “Bobo TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"