Elozhe për Hykën pas golit, mesfushori: Ishte thjesht çështje sekondash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 19:55

Elozhe për Hykën pas golit, mesfushori: Ishte thjesht çështje sekondash

Jahmir Hyka është kthyer në personazhin e momentit për skuadrën e San Hoze Ërthkuejks. Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë në ndeshjen ndaj Dallas duke shënuar golin e fitores 1-0 me një veprim teknik spektakolar dhe të gjithë e kanë vlerësuar futbollistin shqiptar i cili brenda pak muajsh është kthyer në idhullin e tifozerisë kaliforniane.

hyka

U munduam të qëndronin të tërhequr në mbrojtje. Fatmirësisht për ne, Jahmiri shënoi një gol të shkëlqyer dhe më pas mbrojtëm rezultatin deri në fund”, tha trajneri Dominik Kinear që sheh skuadrën e tij të gjendet vetëm 3 pikë larg kreut të renditjes së Konferencës së Perëndimit.

“Hyka shënoi një gol të klasit botëror dhe ne arritëm ta mbronim atë për të marrë tri pikë që na duheshin”, tha portieri Devid Bingam.

hyka2

Por si e komenton vetë Hyka golin e tij të shënuar duke i kaluar topin mbi kokë një kundërshtari para se ta dërgonte në rrjetë.

“Mendoj se ishte një aksion i mirë në atë moment të ndeshjes dhe Urenja dha një pasim shumë të mirë. Nuk di si ta shpjegoj golin, ishte thjesht një prekje e mirë e topit dhe një finalizim i mirë. Jam i lumtur se shënova. Ishte thjesht çështje sekondash. Duhej të gjuaja direkt ose të kontrolloja topin në atë mënyrë, gjërat shkuan mirë ndaj jam shumë i lumtur.

Kisha besim se do të shënoja në këtë ndeshje, nëse nuk do të isha unë, do ta kishte bërë dikush tjetër. Por mendoj se e nisëm ndeshjen mirë, treguam se kishim ardhur për pikë dhe bëmë një punë të mirë duke i marrë ato”, deklaroi mesfushori shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"