Elis Bakaj lë pas dëmtimin e rëndë, sulmuesi rikthehet në fushë pas 7 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 17:27

Elis Bakaj lë pas dëmtimin e rëndë, sulmuesi rikthehet në fushë pas 7 muajsh

Pas 7 muajsh jashtë fushave të blerta, Elis Bakaj la pas dëmtimin e rëndë teksa u rikthye të luajë futboll në sfidën ku ekipi i tij Dinamo Brest po ndeshej me skuadrën e Ruk Brest.

bakaj-1-1024x683

Sulmuesi kryeqytetas zbriti në fushën e lojës në minutën e 90-të duke lënë mënjanë dëmtimin e vështirë.

bakaj-2

Elis Bakaj ishte dëmtuar më datën 4 mars në sfidën ndaj Slavia Mozir i cili u largua me barrelë dhe më pas rezultatet e analizave ishin fatale pasi kishte këputur ligamentet e gjurit dhe duhej t’ju nënshtronte një operacioni tepër të vështirë.

elis-bakaj-750x430-1

Pas këtyre minutave të pakta që u aktivizua në kampionatin bjellorus ish-sulmuesi i Tiranës, Partizanit dhe i Dinamos dëshiron të ketë minuta në këmbë dhe të rikthehet në formë si më parë.  Për sa i përket përballjes së djeshme, vlen të theksohet se Dinamo Brest triumfoi me rezultatin 5-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"