Elis Bakaj doli me të kuqe, ofendoi gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2014 | 12:15

Elis Bakaj doli me të kuqe, ofendoi gjyqtarin

Bakaj Elis, lojtar i TiranesVetëm 3 minuta nga fundi i lojës, konkretisht në të 91-ën, kryesori Kola i tregon kartonin e kuq Elis Bakajt. Në fillim nuk u kuptua çfarë ndodhi, por e qartë është që gjithçka nisi pas një faulli të diskutueshëm të dhënë në këtë minutë kundër Tiranës. Mesfushori me tipare sulmuese shkon dhe proteston te Kola, ku edhe e ka ofenduar. Në këtë moment gjyqtari e ndëshkoi. Në fund të takimit Bakaj sqaroi gjithçka. Ai jo vetëm pranoi se e meritonte ndëshkimin, por i kërkoi edhe ndjesë gjyqtarit. Në kushte të tilla, numri 19 i bardhebluve do të mungojë në takimin pasardhës, që luhet në transfertën e vështirë laçiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"