Eliminuan Tiranën nga Kupa, shikoni si pritet të rreshtohen dibranët e Korabit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 13:45

Eliminuan Tiranën nga Kupa, shikoni si pritet të rreshtohen dibranët e Korabit ndaj Vllaznisë

Pas fitores me Burrelin në fundjavë, dibranët kanë nisur punën për përballjen me Vllazninë. Ky takim do të luhet sot në Shkodër dhe është i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, ku dibranët kanë një ecuri të mirë. Ata kanë arritur të eliminojnë Tiranën dhe për herë të parë luajnë në çerekfinale të këtij kompeticioni.

korabi

Korabi do të kërkojë të surprizojë Vllazninë, edhe pse Kupa nuk është objektivi i tyre. Me shumë mundësi do t’i ndihmojë të luajnë pa presion e emocione dhe të marrin më të mirën nga ky takim. Për këto dy ekipe, kjo është përballja e tretë në Kupë. Dy të parat janë luajtur në sezonin 1987- 1988, kur shkodranët dhe dibranët bënin pjesë në Grupin B së bashku me Partizanin, Lokomotivën e Durrësit, Përparimin e Kukësit dhe Turbinën.

Atëherë takimet luheshin me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa sot dibranët do të kërkojnë të hyjnë në histori, edhe pse përballë Vllaznisë, që njihet si djep i futbollit shqiptar e ka nxjerrë emra të madhej. Gjithsesi, Korabi do të hyjë në fushë me formacionin më të mirë e do të kërkojë të marrë maksimumin.

kORABI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"