Eliminuan Kukësin në Kupë, trajneri i Egnatias: Kualifikim historik, Vlora më solli fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 16:16

Eliminuan Kukësin në Kupë, trajneri i Egnatias: Kualifikim historik, Vlora më solli fat

Gugash Magani mendon se Vlora i solli fat. Egnatia eliminoi Kukësin dhe trajneri e quan historik këtë kualifikim.

kukesi egnatia

Gjatë fjalës së tij për “Panorama Sport”, peqinasi thotë:

“Mua gjithmonë fat më sjell Vlora. Kam drejtuar dy herë këtu dhe kam lidhje me qytetin dhe këtë fushë. Ishte një kualifikim historik për skuadrën tonë. Nuk besonin shumë, por ne një hap të madh e hodhëm në ndeshjen e parë.

Egnatia është në qendër të vëmendjes falë mbështetjes, korrektësisë dhe qetësisë që të ofron presidenti. Sot (dje) luajtëm mirë, por patëm edhe fatin me vete.

Jam i kënaqur vetëm me karakterin dhe personalitetin e treguar. Sa i përket pjesës teknike, kemi ende punë për të bërë. Vërtetë jemi ngjitur rishtas në Superiore, por kemi lojtarë që duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbajtjen e topit dhe personalitetin në fushë.

Në pjesën e parë kundërshtari e mbajti më shumë topin, ndërsa ne na bënte rezultati të ishim pak më të tërhequr. Sidoqoftë, e merituam plotësisht kualifikimin.

Ne kemi si objektiv të shkojmë sa më lart në Kupë, por deri në fund kalendari na servir dy skuadra shumë të forta dhe e radhës është me Laçin”, përfundoi Magani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"