“Eliminuam mbretërit”, Guardiola: Me qetësi, nuk kemi fituar Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 8:55

“Eliminuam mbretërit”, Guardiola: Me qetësi, nuk kemi fituar Champions-in

E njeh forcën e skuadrës së tij, njeh edhe paparashikueshmërinë e këtij kompeticioni. Pep Guardiola është i kënaqur për rezultatin e tij kundër Realit në 1/8-at, por nuk sheh më larg çerekfinaleve ku do të gjejë Lionin: “Krijuam shumë raste dhe shënuam dy gola prej gabimeve të tyre. Ne ushtrojmë gjithnjë presing. Disa herë funksionon, disa herë jo. Në përgjithësi bëmë një punë të mirë. Mos prisni që pas 30 minutash të jemi duke fituar 4-0. Në pjesën e dytë nuk kishim shumë fuqi, por krijuam shumë. Lojtarët bënë një punë të pabesueshme.

guardiola.manchester.city.2019.20.indica.750x450

Në pjesën e parë luajtëm me sulmuesit e krahut më brenda dhe jo më jashtë. Mendoj se ky ishte një gabim nga skuadra ime. E korrigjuam në të dytën dhe ishim më mirë. Është e rëndësishme t’i mundësh dy herë. Zidan nuk ishte eliminuar kurrë në ndeshjet me eliminim direkt. Duket qetësia dhe personaliteti që Reali luan. Ata janë të fortë. Ne jemi këtu për t’u përpjekur që të fitojmë Champions-in. Bëmë një hap. Nëse mendojmë se ai mjafton, kjo do të tregojë se sa të vegjël jemi. Lioni? Kam folur me stafin e skautëve dhe ata më kanë thënë se duhet të jemi vigjilentë. Kemi 8 ditë për ta përgatitur këtë ndeshje.

Do ta shijojmë këtë sukses dhe pastaj do të mendojmë për ta”. Nuk mungojnë as elozhet për Gabriel Zhezusin: “Lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në ndeshjet e mëdha, dhe ai e bëri dy herë ndaj mbretërve të kompeticionit. Zhezus ishte më i miri në të dyja ndeshjet. Më shumë se e meritojmë të jemi këtu.

SITI

Ai bëri një hap të pabesueshëm përpara duke thënë se jam këtu dhe mund t’i fitoj vetëm ndeshjet. Të fitosh këtë trofe duhet të mundësh shumë ekipe. Janë ende në garë Bajerni, Lioni, Barça, Napoli, Atletiko, ekipe shumë të forta. Ky ishte një hap i parë i rëndësishëm për vetëbesimin tonë, për të ardhmen tonë. Por ishin vetëm 1/8-at. Do të përpiqemi për herë të dytë në historinë e këtij klubi për të shkuar në gjysmëfinale. Prandaj, duhet të qëndrojmë të qetë”, përfundoi trajneri i Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"