Eliminoi Tiranën, trajneri i Zrinjskit nuk ndal elozhet: Ekip shumë i mirë, Xhixha ndoshta ka më shumë cilësi se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 23:20

Eliminoi Tiranën, trajneri i Zrinjskit nuk ndal elozhet: Ekip shumë i mirë, Xhixha ndoshta ka më shumë cilësi se ne

Për Sergej Jakiroviç, kualifikimi i Zrinjskit përballë Tiranës ishte i merituar, por edhe i vështirë. Edhe pse skuadra e tij fitoi të dy ndeshjet përballë bardhebluve, trajneri i ekipit boshnjak theksoi pas sfidës së Ligës së Konferencës se çdo gjë kishte qenë e vështirë duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve bardheblu.

jakirovic

“Ishte një ndeshje shumë kërkuese për ne, ne eliminuam një ekip shumë të mirë dhe e dinim këtë që në analizën e ndeshjes. Ndoshta nuk jemi mësuar të luajmë me rezultatin pasi fituam 1-0 në ndeshjen e parë. Nuk deshëm ta mbronim, por të shënonim gol, kemi luajtur një pjesë të parë fantastike. Mund të ishte edhe më mirë, por na mbajti pas tensioni, nervozizmi.

Megjithatë, pas 2-0 kishte një diskutim në dhomat e zhveshjeve që nuk kishte kthim mbrapa, që duhej të synonim golin e tretë. Ndodhi dhe ndoshta ishte e mirë për ne, që pësuam shpejt dhe pastaj e çuam në 3-1. Nuk na duhej ai gol, ndoshta në kampionat nuk të ndëshkon, por kjo është Europa dhe çdo gabim i vogël të ndëshkon.

Loja nga krahët e Tiranës është forca e saj, Seferi dhe Xhixha janë lojtarë të mirë. Ata vrapojnë larg çdokujt, e dinim situatën e tyre dhe e përballuam shumë mirë. Ata janë lojtarë jashtëzakonisht të shpejtë. Më vjen keq që pësuam një gol kur ishim në mbrojtje. Ky djalosh (Xhixha) ndoshta ka cilësi më të mira se tonat”, tha ai pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"