Eliminoi Tiranën me golin e tij, Xhuliano Skuka, një zbulim i Korabit. Në janar mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 19:13

Eliminoi Tiranën me golin e tij, Xhuliano Skuka, një zbulim i Korabit. Në janar mund të…

Është 22 vjeç dhe luan sezonin e katërt në Kategorinë e Parë me fanellën e Korabit. Bëhet fjalë për sulmuesin Xhuliano Skuka, heroin e skuadrës dibrane në ndeshjen e djeshme ndaj Tiranës. Ka luajtur 53 ndeshje në kampionatin e Kategorisë së Parë deri më tani dhe ka arritur të shënojë 24 gola.

125185550_3806311186102917_6641177741772999466_o

Karakteristikat e tij janë shumë premtuese dhe mbi të gjitha bëhet fjalë për një qendërsulmues, i cili luan me këmbën e majtë. “Panorama Sport” mëson se në tre vitet e fundit disa skuadra të Kategorisë Superiore janë munduar ta joshin me oferta konkrete, por si lojtari ashtu edhe klubi i Korabit, nuk janë bindur.

Ndoshta në janar Skuka mund të shitet nga dibranët ose do të qëndrojë deri në verë për të ndihmuar klubin që të ngjitet në Superiore. Ditën e djeshme i shënoi Tiranës, në golin e vetëm të ndeshjes, duke kualifikuar kështu Korabin në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"