Eliminimi nga Sevija, Murinjo: S’ka kohë për dramë, nesër është një ditë e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 9:49

Eliminimi nga Sevija, Murinjo: S’ka kohë për dramë, nesër është një ditë e re

Pas ndeshjes ndaj Sevijas, trajneri Zhoze Murinjo i çuditi të gjithë me komentin e tij, duke cilësuar humbjen si diçka normale dhe se nuk ka kohë për dramë, pasi nesër është një ditë e re.

Mou

“Nuk është fundi i botës. Ulem në këtë karrige dy herë në Ligën e Kampionëve dhe eliminohem me Mançester Junajtid në shtëpi, në “Old Trafford”, – tha portugezi për gazetarët. – Jam ulur në këtë karrige me Porto-Mançester Junajtid jashtë, po në këtë karrige me Real Madrid-Mançester Junajtid jashtë…

Kështu që, unë nuk mendoj se kjo është diçka e re për klubin. Sigurisht, duke qenë trajner i Mançester Junajtid dhe duke humbur një deshje e kualifikim të Ligës së Kampionëve në shtëpi, është një zhgënjim, padyshim”.

Mourinjo shtoi për “BT Sports”: “Mendoj se goli i parë do të ishte gjithmonë i rëndësishëm, jo ​​vetëm për shkak të rezultatit të parë të ndeshjes, por edhe për profilin e lojës. Ne u përpoqëm të ishim agresivë dhe intensivë që nga minuta e parë. Nuk shënuam dhe Sevilla e mbajti në mënyrë progresive topin, e kontrolloi mirë lojën.

Ne patëm shanse të mira për të shënuar, por pësuam një gol dhe që nga ai moment gjithçka u bë shumë më emocionuese. Goli i dytë e bëri të pamundur. Kishim periudha të mira, nuk kemi pasur kontroll të madh në lojë, por nuk mund të them se ka ndonjë gabim te lojtarët e mi.

Ky është futbolli, kemi humbur, por nesër është një ditë tjetër dhe e shtuna mbart një tjetër ndeshje. Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"