Eliminimi nga Liga e Kampioneve, flet Zidan: Bëmë një sezon spektakolar, duhet të jemi me kokën lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 23:54

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, flet Zidan: Bëmë një sezon spektakolar, duhet të jemi me kokën lart

Zinedin Zidan nuk e bën dramë eliminimin nga Liga e Kampionëve nga Mançester Sitit, teksa shprehet se sezoni i Realit ishte pozitiv pavarësisht rezultatit të sotëm.

zidane.real.madrid.2019.202.750x450

“Kur humbni një ndeshje sigurisht që nuk mund të jeni të lumtur. Megjithatë në të njëjtën kohë në jemi krenarë për atë që kemi bërë.

Duhet të urojmë kundërshtarin, të cilët luajtën shumë mirë. 95% e asaj që lojtarët kanë bërë këtë vit ka qenë spektakolare. Ata duhet ta mbajnë kokën lart. Sezoni jonë është pozitiv pavarësisht rezultatin të sotëm. Ne duhet të jemi të lumtur për skuadrën.”, u shpreh Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"