Eliminimi nga Kupa, shpërthen Flamurtari: Edhe sa do të vazhdojë komedia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 0:07

Eliminimi nga Kupa, shpërthen Flamurtari: Edhe sa do të vazhdojë komedia…

Vllaznia eliminoi Flamurtarin ditën e sotme, teksa i mposhti me rezultatin 2-0, brenda në stadiumin e tyre.Flamurtari-Vllaznia

Pas ndeshjes së parë në Shkodër e cila ishte mbyllur me barazimin 2-2, shpresa për një kalim në raundin tjetër te vlonjatët ishte shumë e madhe. Madje edhe në disa intervista të dhëna nga drejtues të kuqezinjve, janë shprehur se Kupa është një nga objektivat e klubit.

Megjithatë eliminimi nga Vllaznia, ka bërë që edhe kjo shpresë e Flamurtarit të shuhet. Për ndeshjen e sotme, nga vlonjatët ka pasur polemika, për sa i përket arbitrimit të sotëm.86490880_493048677930832_7328897632292569088_n

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi vlonjat ka shpërthyer teksa shkruan: “Edhe sa do të vazhdojë komedia ‘ Hidhu para mbrojtësit se të jap penallti?’ Topi i kthyer me qëllim  nga mbrojtësi te portieri brenda zone, a jepet goditje dënimi me 2 takime, kur topi kapet me dorë nga portieri?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"