Eliminimi nga Kupa e Botës, Papa “ngushëllon” tifozët brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 17:33

Eliminimi nga Kupa e Botës, Papa “ngushëllon” tifozët brazilianë

Brazili dhe Argjentina janë rivalë të përjetshëm në Botëror por edhe në Kupën e Amerikës. Në ditën e sotme gjatë meshës Papa pa së në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit kishte dhe disa njerëz me flamuj të Brazilit. Ai ka folur për ta duke u thënë:

brazil-fans

“Shoh që paska këtu disa tifozë të Brazilit. I përshëndes nga këtu dhe iu them që të mos mërziten. Vjen Botërori tjetër”. Papa edhe pse është tifoz me Argjentinën, kjo nuk është bërë pengesë që ai tu qëndrojë afër tifozëve të Brazilit dhe ti ngushëllojë ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"