“Eliminimi nga Korabi? Një gjë të tillë e kam provuar dhe më parë”, Batha: S’është fundi i botës po humbëm me Vllazninë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 12:02

“Eliminimi nga Korabi? Një gjë të tillë e kam provuar dhe më parë”, Batha: S’është fundi i botës po humbëm me Vllazninë, por…

Kapiteni i Tiranës Idriz Batha nuk e bën “dramë” eliminimin e papritur nga Kupa e Shqipërisë prej Korabit në raundin e dytë. Në prononcimin për mediat në prag të sfidës me Vllazninë, mesfushori bardheblu mendon se kampionati është në fillim dhe një humbje me Vllazninë nuk do të prishte punë për garën e bardhebluve, por theksoi se ai dhe skuadra nuk e çojnë ndërmend humbjen me shkodranët.
Gurishta Batha
“Tirana me trajner në prag të ndeshjes me Vllazninë – Nuk mendoj se është në moment të papërshtatshëm sepse dihet që ndeshjet janë pak a shumë njësoj. Është momenti i duhur për të patur një ndeshje të fortë.  Sa herë që ekipet ndërrojnë trajnerin kanë një marsh më shumë, është një rast i mirë për të treguar dhe provuar veten.

Eliminimi nga Korabi –
Personalisht, më ka ndodhur dhe një herë tjetër të eliminohem nga një ekip i Kategorisë së Parë. Nuk është as hera e parë, as e fundit që ndodh në futboll. Kemi eksperiencën e duhur për ta kaluar. Sigurisht, është diçka që dhem, por ajo kaloi duhet ta lëmë pas.

Atmosfera me trajnerin e ri – Atmosfera ka qenë pozitive. Trajneri  e njeh mirë ambjentin e Tiranës. Ka ndikuar pozitivisht ardhja e tij.

Dëmtimet – Nuk na vjen në momentin më të mirë. Kemi shumë dëmtime. Por, një ekip i fortë duket kur i ndërron lojtarët e formacionit, është një provë më vete. Lojtarët e rinj kanë mundësinë të tregojnë veten për t’i dhënë sinjale trajnerit.

Fitorja, alternativë e vetme për ndeshjen me Vllazninë– Është fillimi i kampionatit. Nuk është fundi i botës një humbje, nuk e kemi menduar, e mendoj për herë të parë tani që po më pyesni. Do shkojmë atje për një qëllim, për të luajtur mirë dhe për të marrë maksimumin”, përfundoi kapiteni i Tiranës Idriz Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"