Eliminimi në raundin e tretë, ja shifra e majme që përfitoi Teuta nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 18:17

Eliminimi në raundin e tretë, ja shifra e majme që përfitoi Teuta nga UEFA

Teuta e humbi mundësinë mbrëmë për të shkruar historinë e saj në Kupat e Europës. Përveç arritjes historike, durrsakët në rast kualifikimi ndaj Shamrok Rovers kishin mundësi që ta çonin në 1.6 milionë euro përfitimin nga UEFA për ecurinë në dy veprimtaritë, Champions dhe Konferencë Ligë.

Teuta para ndeshjes me Shamrok

Gjithsesi, Teuta i jep lamtumirën Europës për këtë sezon duke arkëtuar të ardhura të majme për klubin. Me ecurinë deri në turin e tretë të Konferencë Ligës skuadra durrsake ka të garantuar nga UEFA shpërblim prej 1 milion e 290 mijë euro. Ky përfitim rrjedh nga angazhimi fillestar në Champions, si dhe ndeshjet e luajtur në dy ture në Konferencë Ligë.

540 mijë euro rrjedhin nga pjesëmarrja në Champions, ndërsa 750 mijë euro nga ecuri deri në raundin e tretë të Konferencë Ligës. Në rast kualifikimi, Teuta jo vetëm që shkruan historinë por arrin të sigurojë edhe afro 1.6 milionë euro (saktësisht 1.59 milionë euro).

Tabela e përfitimeve të Teutës

TURI I PARË NË CHAMPIONS

-260 mijë euro të garantuara për pjesëmarrjen në Champions.

-280 mijë euro të garantuara nga pjesëmarrja në turin e parë. kualifikues.

TURI I DYTË / KONFERENCË LIGË

-100 mijë euro të garantuara nga pjesëmarrja në turin e dytë kualifikues.

TURI I TRETË/ KONFERENCË LIGË

-100 mijë euro të garantuara nga pjesëmarrja në turin e tretë kualifikues. Me eliminimin nga Shamrok Rovers llogarisë së durrsakëve u shtohen edhe 550 mijë euro të tjera.

– Në total  Teuta ka siguruar 1 milion e 290 mijë euro nga UEFA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"